TIRANE- Pa zbardhur ende sulmin fizik që iu bë tre ditë më parë, shefit të kufirit në Triport të Vlorës, Sadi Cekës i ndodh një tjetër incident. Persona të panjohur, i kanë vënë zjarrin makinës së tij të parkuar poshtë pallatit ku jetonte.

BalkanWeb ka arritur të sigurojë fotot e makinës tip “Skoda” pjesërisht të djegur nga zjarri, e cila ndodhet e parkuar në lagjen “Pavarësia” ku edhe banonte Ceka.
vlore-i-digjet-makina-1

vlore-i-digjet-makina-2

vlore-i-digjet-makina
Zjarrvënia, sipas policinë është e qëllimshme, por ndonëse ky është incidenti i dytë me të cilin shefi i kufirit përballet brenda pak ditësh, nuk ka ende asnjë të dyshuar.

Vetë Ceka, ashtu si në rastin e parë nuk ka dashur të prononcohet për mediat, por ka shtuar se ka besim që policia do të zbardhë ngjarjen. Ai vijon të deklarojë se nuk ka konflikte me persona të tretë, ndonëse ka dyshime të forta se edhe ky paralajmërim i dytë i bëhet për shkak të detyrës.

SULMI TRE DITE ME PARE
BalkanWeb ka mësuar se, shefi i pikës kufitare Triport në qytetin e Vlorës ka marrë pesë plagë në pjesën e kokës dhe në trup, nga dhuna e ushtruar prej tre autorëve të sulmit tre ditë më parë. Ndonëse policia ka shoqëruar pesë persona për ngjarjen në fjalë, ende nuk ka arritur në gjurmët e autorëve.

Hetimet janë përqendruar në pistat që lidhen me detyrën e 49-vjeçarit Ceka, por edhe ndonjë grindje që ky i fundit mund të ketë patur kohët e fundit me persona të caktuar, ndonëse vetë Ceka e ka mohuar të ketë pasur konflikte. Ai nuk ka dashur të flasë për mediat, por ka deklaruar në polici se nuk i njihte agresorët, të cilët ishin edhe të maskuar.

Shefi i pikës kufitare Triport, gjatë deponimit të tij në polici, ka konfirmuar se ka qenë duke hyrë në banesë, në momentin kur tre persona e kanë qëlluar menjëherë duke mos i lënë mundësi për t’u shmangur apo që të reagonte.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb