Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Dalin pamjet e para të momentit kur makina përplaset me këmbësorët në Nju Jork (Video)

SHBA-Pamje të reja janë publikuar nga ngjarja e djeshme në Nju Jork, ku një 26-vjeçar ka hyrë me makinë në turmën e njerëzve në sheshin e njohur “Times Square”.

Si pasojë e sulmit vdiq një 18-vjeçare nga Michigani, ndërsa u plagosën 23 të tjerë, duke përfshirë edhe motrën 13-vjeçare të drejtuesit të mjetit që ndërmori hyri në turmën e njerëzve.

Autori 26-vjeçar Richard Rojas, një veteran i marinës amerikane ishte arrestuar edhe më parë për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Pas sulmit ai është arrestuar dhe tashmë ndodhe në paraburgim në pritje të dënimit.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se: “vazhdimisht dëgjonte zëra që i flisnin në kokë”. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, pasi u arrestua 26-vjeçari tha: “Ju duhet të më qëllonit për vdekje, sepse unë doja t’i vrisja njerëzit”. Sipas policisë, nuk bëhet fjalë për sulm terrorist.



(d.d/BalkanWeb)



KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.