TIRANE- Në seancën gjyqësore për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut janë paraqitur analizat e gjakut të gjetur në makinën ku ndodhej viktima dhe rezulton se nuk i përket asnjërit prej të dyshuarve, as Denis Shtrazës dhe as Ervin Dalipajt.

Në këtë seancë pritej dhe shfaqja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë të parkingut të pallatit ku u rrëmbye Çollaku. Këtë here këto pamje nuk u bënë të mundura të shfaqen për shkak të një defekti teknik në kompjuterin e gjykatës, dhe shfaqja e tyre pritet të behet në seancën e radhës.

Për vrasjen dhe më pas zhdukjen e Gazmend Çollakut aktualisht ndodhet i arrestuar vetëm Denis Shtraza. Ndërkohë ky i fundit ka mohuar lidhjen me këtë ngjarje.

Gazmend Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit në parkingun e një lokali në Durrës nga persona të veshur me uniformë. 12 orë më vonë, ai u gjet i pajetë në Murqinë të Krujës. Prokuroria tha se viktima pasi ishte torturuar, është qëlluar me plumb në kokë dhe i lidhur këmbë e duar me fasheta të zeza është hedhur anë rrugës.

I vetmi i pandehur për krimin makabër është Denis Shtraza, pasi Ervin Dalipaj u ekzekutua gjatë procesit, ndërsa dy autorët e tjerë, nuk janë identifikuar akoma.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: