Nuk kanë të sosur diskutimet dhe ‘përplasjet’ mes banorëve brenda shtëpisë së Big Brother. Pavarësisht se në disa raste janë tensione, kjo e sotmja ka qenë disi me shaka.

Damianos dhe Armelës të përgjumur në krevat u është bashkuar edhe Kei që flet në distancë më Musanë. Ajo i thotë atij, se ndryshe nga Armela, që me shaka e quan “llafazane”, Dona është e urtë, flet pak dhe saktë.

“Ma lerë rehat gocën se është e lodhur”, i bërtet Damiano. “Çfarë do të bëni ju? Do të flini që të kaloj tek krevati im unë?”, pyet Kei. “Ik shporru se ka vajt aty ku nuk mban më”, i thotë Damiano.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: