TIRANE – Çifti Fotini dhe Danjel u shpallën fitues të Big Brother Albania 9. Pas një finaleje të fortë në përballjen mes dy çifteve më të pëlqyera “Danieli dhe Fotini” dhe “Olsi dhe Fiorentina”, pas 100 ditës qëndrimi në shtëpinë e Big Brother, në finalen ka triumfuar çifti Danieli dhe Fotinia.

Çifti ka bërë të tyrin çmimin prej 100 milionë lekësh të vjetra, pas 100 ditësh qëndrimi brenda shtëpisë së famshme. Ndërkohë që çifti tjetër Olsi dhe Fiorentina iu desh të kënaqej thjeshte me vendin e dytë dhe me famën e madhe që ka fituar gjatë këtyre 100 ditëve të qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb