TIRANE- Vajza e ish-presidentit Bamir Topi, Etida, martohet sot me djalin e biznesmenit Luan Bregasi, Ilirin. Në ceremoni, e cila sipas ish-presidentit do të jetë një dasmë tradicionale, janë të ftuar 300 miq e të afërm të çiftit.

Dasma mbahet në oborrin e vilës së Topit, ku në sy bie një ulli 3 mijë vjeçar, që mban emrin e Etidës.

Në pllakën pranë ullirit, shkruhet “Ulliri i Etidës”, 3000-vjeçar sipas prof.H.Ismailit”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: