BRITANI E MADHE – Më 19 maj në Kështjellën e Shën George në Windsor Castle do të priten 2640 mysafirë për ceremoninë e dasmës mbretërore britanike, të Princ Harry dhe Meghan Markle.
Nga këta, rreth 1200 fetsa janë dhënë nga ekspertët në ceremoninë e kurorës, ndërsa të tjerët do të ftohen direkt nga Harry dhe Meghan, dhe këtu përfshihet edhe 12-vjeçarja Amelia Thompson, e cila u plagos në sulmin terrorist ne Manchester Arena.
Kjo e fundit do të marrë si shoqëruese gjyshen e një prej viktimave të këtij sulmi, ku mbetën të vdekur 22 persona. Kur Amelia Thompson ka marrë ftesën për dasmën mbretërore ka mbetur pa fjalë dhe pa u menduar dy here pranoi ftesën shkruan Tg.com.
Vogëlushja që prej asaj periudhe u përball me fatkeqësi të tjera. Përveç kordave vokale të dëmtuara për shkak të britmave në tmerrin ku ishte dëshmitare, Amelia papritur humbi xhaxhain e saj dhe me pas bababi i saj, i cili pësoi dy sulme në zemër.
Ky i fundit fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Për t’i dhënë pak gëzim dhe lumturi fëmijës me një zemër të madhe kanë menduar Harry dhe Meghan. Amelia është përqëndruar tani në “kodin e veshjes” dhe do që të duket si një “princeshë” e vërtetë.
(er.cu/BalkanWeb)