BRITANI E MADHE – Princi Harry duket se këtë herë e ka shumë seriozisht që të martohet. Beqari i Buckingham Palace është gati të thotë “PO” përpara të gjithëvë.

Për fejesën e tij me Meghan Markle ka disa muaj që flitet nëpër media të ndryshme botërore. Madje princi kishte kërkuar dhe miratimin e Mbretëresësh Elisabeth për t’u martuar me të dashurën e tij.

Tashmë pak kohë më vonë sipas Sunday Express, Harry i ka propozuar për martesë Meghan gjatë një udhëtimi në Afrikë. Njoftimi zyrtar nuk ka ardhur ende dhe besohet se gjithçka do të konfirmohet në shtator nga Pallati Mbretëror.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: