TIRANE – Më shumë se një vit më parë, Mona, nëna e tri motrave Ismaili u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë që e mundonte prej kohësh. Zanfina, Adelina, por edhe Ema motra më pak e njohur e përjetuan shumë humbjen e njeriut të shtrenjtë. Edhe në postimet në rrjetet sociale fotot dhe statuiset ishin mjaft të ndjera për tri motrat.

Siç u mësua më pas nga mediat, Ema Ismaili ishte duke u përgatitur për të lidhur kurorë, por pas ndarjes nga jeta të nënës, ajo e kishte shtyrë dasmën për një kohë të papërcaktuar.
addc59c252df53af137cd2413bcf1a9a
Ema do të martohet, më në fund, dhe për këtë edhe entuziazmi i dy motrave të tjera Ismaili është i pritshëm. Adelina ka postuar një foto në Instagramin e saj, në të cilën lajmëron se e motra po martohet: “E & A më keni bërë njeriun më të lumtur në botë…” – shkruan Adelina pas fotos duke uruar çiftin. Menjëherë kanë nisur urimet edhe nga fansat e këngëtares për Emën.
Untitled-1
Ndryshe nga dy motrat e saj, Adelina dhe Zanfina, që e kanë zgjedhur këngën që fëmijë, Ema qëndron larg vëmendjes mediatike dhe botës së showbiz-it. Ema i përket botës së biznesit. U bënë  vite tashmë që ajo drejton biznesin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb