Hapësirat e pakta kanë lënë të pakënaqur Dauglas Costa-n i cili mësohet se prej kohësh ka kërkuar largimin nga Bayern Mynchen. Braziliani kërkon të ketë më shumë minuta në këmbë dhe këtë ia ka bërë të qartë ekipit gjerman që sipas “Football Italia” ka pranuar t’i plotësojë dëshirën lojtarit.

“Nuk ka ende marrëveshje, por bisedimet po përparojnë dhe së shpejti mund të arrijmë një marrëveshje përfundimtare. Lojtari na ka lajmëruar se do të ikë dhe ne do ja plotësojmë dëshirën. Ka një shumë për të cilën jemi gati ta shesim”, u shpreh ai.

“Zonja e Vjetër” shpreson të negociojnë me Bayerni-n për një huazim me anësorin, i cili përfshin një opsion blerjeje të detyrueshme për 40 milionë euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb