BRITANI E MADHE – Çifti i njohur David dhe Victoria Beckham vazhdojnë të jenë një prej çifteve që janë në qëndër të vëmendjes së mediave. Edhe pas kaq vitesh ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërsa njihen edhe si prindër shumë të përkushtuar.

Së fundmi, David ka vendosur të bëjë diçka, ndryshe nga ç’janë mësuar fansat ta shohin.Ai ka shkuar në Kaliforni me një nga miqtë e tij më të mirë, larg Victorias, për të shijuar disa ditë pushimi.

Ish-futbollisti i njohur është fotografuar së fundmi nga paparacët, teksa i bën një autograf në të pasme një prej fanseve të tij.David i veshur si një “djalë i keq”, mbi një motor, të kujton rokerët e viteve 80’, por që fotografia në fjalë ngjalli mjaft reagime, ndërsa nuk dihet se si ka reaguar Victoria.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: