David Backham njihet si një baba model dhe mjaft i përkushtuar, kjo pasi ish-ylli i futbollit i dedikon mjaft kohë katër fëmijëve të tij.

Ndryshe nga shumë personazhe të njohur që edhe dhuratat për fëmijët e tyre ua lënë punonjësve që t’i zgjedhin, David Backham jo vetëm që kujdeset që fëmijët e tij të kenë më të mirën, por edhe i realizon dëshirat e tyre shkruan Daily Mail.

Ish-futbollisti ka ndërtuar vetë një kështjellë “Lego” duke bashkuar 4080 pjesë për të formuar surprizën për vajzën e tij 6-vjeçare.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: