Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, ka deklaruar se është shumë i trishtuar nga incidentet që ndodhën gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri.

“Më erdhi keq shume për hedhjen e tymuesve. Kam parë një realitet të cilin nuk e kisha parë në këto 5 vite. më ka bërë shumë përshtypje dhe ndjej keqardhje për atë që kam parë, sinqerisht më vjen keq”, tha ai për mediat ndërkombëtare pas takimit.

I pyetur rreth dorëheqjes së mundshme, trajneri deklaroi se thjesht nuk do të merrte asnjë vendim të nxituar. “Hipotezat e dorëheqjes? Jo, është ende herët, le të kalojë kjo natë dhe më pas do të flas me presidentin”./PanoramaSport

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: