TIRANË- Komisioni parlamentar ad hoc për verifikimin e kandidateve për institucionet e vettingut është mbledhur sërish sot, por mbledhja është shoqëruar me debate.

Demokrati Oerd Bylykbashi dhe socialistja Vasilika Hysi kanë artikuluar replika mes tyre në lidhje me procedurat e dëgjimit dhe të pyetjeve të aplikantëve. Me gjithë përpjekjet e kryetarit të komisionit Ulsi Manja për të rivendosur qetësinë, debati ka vazhduar edhe me ndërhyrjen e Flamur Nokës.

Ndërkohë, ka ndërhyrë kryetari i grupit parlamentar të LSI Luan Rama që iu ka kujtuar përfaqësuesve të PS dhe PD, devizën e Ilir Metës “me qetësi dhe dashuri”.

“Ruani qetësinë dhe reflektoni edhe këtu frymën e dashurisë së marrëveshjes Basha-Rama dhe shfaquni me peërgjegjësite si aktorë në bashkëqeverisje”, tha Luan Rama.

Ndërsa dje ishte deputeti demokrat Flamur Noka ai që e kujtoi shprehjen e famshme ‘me qetësi dhe dashuri’.

Ndërsa kreu i komisionit Ulsi Manja tha se “puna e këtij komisioni është me durim, me qetësi…”, Noka e plotësoi fjalinë “dhe me dashuri”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb