TIRANE – Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është shoqëruar me debate mes kryetarit të KQZ-së, Denar Biba dhe përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, Ivi Kaso.

Siç ishte lajmëruar më parë, Komisioni u mblodh sot në orën 11:00 për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për 18 qershor, në të cilën janë regjistruar 15 subjekte partiake.

Sipas përfaqësuesit ligjor të PD-së, vendimmarrja e KQZ-së ishte e parakohshme dhe se miratimi i fletës bëhet pasi vendoset kush garon.

Kaso: “Kjo vendimmarrje ështe parakohshme, miratimi i fletës bëhet pasi vendoset kush garon. Ne kërkojmë të drejtën ligjore”
Biba: Asnjë parti nga këto që legjitimohen për t’u ankimuar, asnjë prej tyre nuk kanë legjitimet në kuptim të interesit real.
Kaso: Shpalleni rezultatin e zgjedhjeve si të doni tani, mos bëni kot. Ç’do bëni nëse ligji i jep të drejtë ankuesit
Biba: Miratimi i listës, pas regjistrimit në KQZ. Jemi brenda kufijve të procedurës

Osmanaj: Nuk duhet të shkelim vendimet tona. Miratimi i fletës të bëhet të shtunën. Komisioni Qëndror duhet të zbatojë kodin zgjedhor  dhe subjektet duhet të kenë 5 ditë kohë për ankimime

Sipas kreut të KQZ-së, Biba, ky proces do të mbahet mend si problematik, dhe se këto zgjedhje s’do të jenë më të mirat

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: