Debati në fushën stërvitore mes Neymar dhe Carlos Unzue disa ditë më parë është kthyer në një çështje tek klubi katalanas. Tonet e ngritura nuk janë pritur aspak nga braziliani i cili ka reaguar ashpër duke vendosur edhe kushte.
img_mmontilla_20170307-120751_imagenes_md_propias_mmontilla_previa_psg_18-kpgF-U422508041562YcB-980x554@MundoDeportivo-Web-470x266
Unzue është një nga kandidatët për stolin e Barcelonës sezonin tjetër pasi skuadra nga katalonja dihet se është prej kohësh në kërkim të një trajneri. Mësohet se debati me zë të lartë me Neymar teksa i drejtohet futbollistit “Do të përfundosh si Ronaldinjo” ka ulur ndjeshëm mundësinë që Unzue të pasojë Luis Enrike-n.
Sipas “Mundo Deportivo”, situata është tensionuar më shumë në dhomat e zhveshjeve, kur futbollistët e tjerë kanë pyetur Neymar se si ishte marrëdhënia e tij me atë që mund të bëhej trajner i parë.

“Nëse ai qëndron, do të largohem unë”, ishte përgjigja e prerë e Neymar, më se e qartë për drejtuesit katalanas të cilët planifikojnë një marrëdhënie afatgjatë për yllin brazilian.
Luis-Enrike-470x315
Gazeta thekson se klubi po mendon të bisedojë me lojtarin në një moment të dytë dhe në rast se ai vazhdon t’i qëndrojë këtij mendimi, atëherë Unzue duhet t’a cilësoje veten si të papunë përtej qershorit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: