TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha është pozicionuar sot në krah të artistëve për të mos u prishur Teatri Kombëtar.
Ai thotë se do mbështesë me forcë protestën e tyre dhe se është i gatshëm të punojë me artistët për një projekt të denjë për teatrin, projekt kombëtar siç tha Basha, i cili do të kalojë në Kuvend në formën e një projektligji, vetëm nëse ka marrë më parë aprovimin e artistëve.
“Rama gjithmonë e ka pasur një projekt për Teatrin Kombëtar, kullën. Ne si opozitë jemi revoltuar për krijimin e këtij projekti, që nuk është gjë tjetër veçse një aferë korruptive. E bëmë të qartë qëndrimin tonë për artistët. PD është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar qëndrojmë në krah të tyre dhe i bashkohemi protestës. Ajo që po bën Rama është kriminale”,- tha kryedemokrati Basha.
(m.a/BalkanWeb)