Në përfundim të Milan-Shkëndija, Leonardo Bonuçi, kapiteni i Milanit, nuk hezitoi për të pranuar emocionet e ndeshjes së parë zyrtare me kuqezinjtë, ndonëse si lider i ri i skuadrës mban të karikuar skuadrën.

“Ishte një emocion i bukur që të debutoja në ‘San Siro’, për më shumë si kapiten. M’u deshën pak minuta për ta shuar këtë emocion, por më pas, falë skuadrës arrita që edhe unë të jem më i qetë dhe mbi të gjitha të marrim një fitore mjaft të rëndësishme. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka gjëra për të përmirësuar, ndonëse është e dukshme se skuadra po ecën në rrugën e duhur.

Milan spektakolar ndaj Shkëndijës? Golat flasin vetë, por mos harrojmë se kemi gabuar edhe disa raste të tjera. Kur fiton 6-0, duhet të analizosh gjërat negative, sepse duke studiuar ato dhe duke i përmirësuar ato mund të arrijmë aty ku duam. Fjalimi im përpara ndeshjes? I thashë skuadrës thjesht se nuk ekzistojnë ndeshje të lehta, por asgjë të re. Juventusi na ka frikë? Më bëhet qejfi kur dëgjoj drejtorin Marota që nënvizon se i trembet Milanit, por nëse duam që të arrijmë në nivelin e Juves duhet të punojmë ende”./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: