TIRANË- Disa zona në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike pasditen e sotme. Kjo për shkak të një dëmtimi në nënstacionin e Kabit, bën me dije Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Sipas njoftimit të OSHEE pa energji ka mbetur pjesërisht rruga “Siri Kodra”, rruga “Dibrës” dhe Uzina Dinamo e vjetër.
Ndërkohë ka shkëputje të energjisë edhe në Magazinat e Tregtisë, zonën e Babrrusë, dhe rrugën “Riza Cerova”.
Megjithatë, OSHEE ka njoftuar se po merren masat për rregullimin e defektit dhe sjelljen sërish të energjisë elektrike.
(e.f/ BalkanWeb)