VLORE- Një sherr në familje mes vëllait dhe motrës ka përfunduar me një të plagosur me thikë.

Ngjarja ndodhi dje në Orikum të Vlorës, ku në debat e sipër me vëllanë, motra e ka qëlluar me thikë. Mësohet se 31-vjeçarja E.K., ka goditur me thikë vëllanë e saj E.K., 20 vjeç. Burime policore bëjnë me dije në në kulmin e një sherri verbal 20-vjeçari ka tentuar të sulojnë të motrën fizikisht, ndërsa kjo e fundit ka reaguar duke e plagosur me thikë.

31-vjeçarja u arrestua nga policia. I vëllai i saj u kthye në banesë pas mjekimit në spital.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: