Trajneri i Kombëtares kuqezi, Gianni De Biasi rikthehet të flasë për mediat pak kohë përpara ndeshjes me Izraelin. De Biasi ka folur për ndeshjen ku do të kërkojë 3 pikët. Gjithashtu, De Biazi foli edhe për stadiumin e ri ku bëri një deklaratë disi të çuditshme.
-Situata në grup dhe ndeshja ndaj Izraelit?
-Nuk jemi mirë në klasifikim dhe duhet të paraqitemi mirë, që nga ndeshja me Izraelin, që është shumë e fortë dhe e vështirë si nga aspekti logjistik, ashtu dhe nga kundërshtari. Janë të fortë, por ne shkojmë për të marrë 3 pikët që Izraeli na mori këtu.
-Rivaliteti mes Berishës dhe Strakoshës?
-Balotazh këtë herë nuk ka, sepse Berisha është i pezulluar, ndërsa për të ardhmen do të flasim. Me rëndësi është të kemi futbollistë që luajnë rregullisht. Thomas Strakosha ka qenë impresionues në sezonin e parë. Madje, ai i ka marrë vendin Marketit në një skuadër si Lacio që në moshën 22-vjeçare.
-E ardhmja dhe stadiumi i ri?
-Në rast se nuk do të jem në krye të ekipit kur të inaugurohet stadiumi i ri, më ftoni dhe do të vij të shoh ndeshjen.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: