Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Qëndrimi i DASH për zgjedhjet, Tritan Shehu: Rama spekulon, PD s’ka thënë që do t’i bojkotojë

tritan_shehu30dhjetor

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu ka komentuar deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit për pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në zgjedhje dhe mbështetjen për reformën në gjyqësor.

Në një status në “Facebook”, Shehu shkruan se komentet e kryeministrit Edi Rama janë spekulative dhe i shmangen zgjidhjes së problemeve. Sipas tij, në deklaratën e DASH theksohet mbështetja ndaj Shqipërisë dhe jo ndaj qeverisjes apo dikujt tjetër.

STATUSI I TRITAN SHEHUT
Komentet e Z.Rama për Deklaratën e Departamentit te Shtetit janë spekulative, tendencioze dhe i shmangen zgjidhjes së problemeve tona.

Në deklaratë theksohet qartësisht “mbështetja ndaj Shqipërisë” edhe për të realizuar reformën në drejtësi dhe jo mbështetja ndaj Qeverisjes, maxhorancës, dikujt tjetër, qoftë dhe për ndryshimet në drejtësi kjo.

“Shqipëria” nuk është vetëm Z.Rama apo PS.
PD, si pjesë e ” Shqipërisë” është e involvuar seriozisht për një Reformë në Drejtësi, për drejtësi të pavarur e mirëpret qartësisht ndihmën e SHBA.

Në deklaratë i bëhet thirrje forcave politike shqiptare të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme, pa përmendur datën “18 qershor” aty, por të shtuar në komentet e Z.Rama, veçse nga ai.

PD asnjëherë nuk ka thënë që do të bojkotojë zgjedhjet, ajo kërkon plotësimin e konditave për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, pavarësisht datës së tyre, që nuk përmendet edhe në deklaratën e DASH. Spekulimet e qëllimshme të z.Rama nuk janë serioze dhe as produktive.

(m.k/BalkanWeb)



Komente ( 6 )

  • Te mos rregjistrohesh ne KQZ,CDO me thene, nuk eshte bojkot?!More zuzarpolitikan cfare e dini ju kete popull,injorant,qorr,tuaf ashtu siknder jeni ju,ju ini bere te urrejtshem nga sjelljet e badakciklleqet e perditshme.Mjaft me !

  • O te lodhur s’po dini ku te kapeni me, te gjithe i keni kunder. Kur ua thone troç e komentoni si deklarate personale, kur e thone ne gjuhe diplomatike e komentoni qe eshte shuplake per mazhorancen.
    Jeni bere karikatura te vetvetes, Lul Don Kishoti po lufton me mullinjte e eres. Mos i merrni me qafe militantet tuaj te henen duke i futur ne procese gjyqesore, se send tjeter s’keni c’beni me bllokimin e rrugeve.

  • Kaq kuptojne keta pd.FILLUAN LUFTEN ME IMP.AMERIKAN.JANE BERE SI DON KISHOT DHE SANCO PANCO.

  • o Tritan nuk ka thene do i bojkotojme por me keq akoma, nuk do lejojme te zhvillohen . Mos na cani shum “”””””po reflektoni ju tjeret te pakten se plaku Mere nuk e ka problem te ndiej era barut e ta coje shqiprine prap 20 vjet pas. Hajde se nuk jua fal kush keto pallavra, por votoni Vetingun e skoni ne zgjedhje si burrat edhe pse e dini qe i keni te humbura.

  • o debil, DASH nuk vendos daten e zgjedhjeve. ate e cakton kushtetuta dhe e dekreton presidenti. DASH te ka thene futu ne zgjedhje dhe nuk permend aspak “gjetjen e nje konsensusi” i cili do mund te kuptohej qe mbeshtet qofte edhe njefare pjese te kauzes tuaj.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.