TIRANE– I ftuar në emisionin ‘Opinion’ kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka deklaruar se në rast se fiton deputet në kurriz të dikujt tjetri, do e lërë atë mandat pasi është i pamerituar.

Blushi theksoi se nuk pranon asnjë votë që nuk i takon. Ai tregoi se forcat politike duhet të marrin pjesë në zgjedhje qoftë kjo edhe për të vërtetuar dyshimet e ngritura.

Sipas tij, çdo vendim, duhet marrë pas zgjedhjeve, duke parë cilësinë e tyre.

“Ne duhet ti marrim vendimet pas zgjedhjeve. Nuk ka rrugë tjetër. Duhet ti marrim vendimet të nesërmen duke parë cilësinë e zgjedhjeve. Duhet të shkojmë në zgjedhje për të luftuar secili për bindjet e veta. Nëse unë dal me 50 deputetë në kurriz të dikujt tjetër do i lë ato deputetë se janë të pamerituar. Nuk dua asnjë votë që nuk më takon”-tha Blushi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: