Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Deklarata e fortë e Tom Doshit: Marrim tre deputetë në Shkodër, mbështes Ramën

tom-doshi1

TIRANE- Sapo doli nga Prokuroria e Përgjithshme ku u përball me akuzën e re atë të “deklarimit të rremë të pasurisë”, deputeti Tom Doshi bëri një deklaratë të fortë, kur tha se gjithçka bëhet për ta mbajtur jashtë Parlamentit. Ai shtoi se jo vetëm do jetë deputet, por forca që ai përfaqëson, PSD-ja do marrë 3 deputetë në Shkodër.

“Unë kam një mesazh për zgjedhësit, të gjitha akuzat do bien në Gjykatën e Lartë. Asgjë s’më pengon do me rritet më shumë mbështetja. Kjo është tendencioze që të mos jem më parlament. Por jo vetëm që do jem, por do marrim tre deputetë”,- tha ai.

I pyetur se më kë do bëjë koalicion krytari i partisë për të cilën garon, Doshi shpjegoi pozicionin e tij. “Unë mbështes vetëm kryeministrin Rama asnjë tjetër”.

Ndërsa avokati i Tom Doshit, Vladimir Mece, deklaroi se çdo qindarkë e deputetit është e pastër ashtu si figurua e tij. Ai shtoi çështjen do ta çojnë në Gjykatën e Lartë.
(m.a/BalkanWeb)



Komente ( 16 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.