Të bësh sistemin e drejtësisë të funksionojë në një mënyrë më efikase, të efektshme dhe të drejtë do të jetë kritike për të parë zhvillim ekonomik në Shqipëri”. Ky është mesazhi kryesor që zëvendësambasadori amerikan, David Muniz nënvizon fort në intervistën e tij ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”. Diplomati amerikan thotë se, “me standardet shqiptare, zgjedhjet e 25 qershorit ishin shumë të mira”. Por, ai është i shqetësuar për funksionimin e sistemit të drejtësisë, si parakusht i zhvillimit ekonomik të vendit. “Të krijohet përshtypja se Shqipëria është një vend, që ndoshta nuk do të bëjë biznes sidomos me kompani të mëdha, të cilat kanë edhe opsione të tjera. Një gjë e tillë mund të bëjë që ta kalosh Shqipërinë dhe të shikosh diku tjetër”, thotë Muniz në intervistën për “GSH”.

Cilat ishin ndjesitë e përgjithshme që morët nga zgjedhjet dhe mënyra se si ato u zhvilluan?
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mobilizoi 34 ekipe monitoruese në zgjedhjet e shkuara në Shqipëri. Ne sollëm disa nga kolegët tanë nga vendet fqinje për të na ndihmuar në këtë detyrë. Ne gjithashtu mbështetëm misionin monitorues të OSBE-së me një grup ekipesh, ndërsa USAID vuri në dispozicion fonde për të mbështetur monitoruesit lokalë. Pra, ne patëm një përfshirje të madhe në këto zgjedhje. Dhe më duhet të them pikë së pari, urime popullit shqiptar për këto zgjedhje të zhvilluara kaq mirë. Ato shkuan shumë mirë, pa probleme dhe në mënyrë efikase dhe njerëzit patën akses nëpër qendrat e votimit.

Mendoj se të gjithë ne mbetëm veçanërisht të impresionuar nga të gjithë ata njerëz, që vullnetarisht ndihmuan në bërjen e këtyre zgjedhjeve të mundshme. Ishte një spektakël të shikoje dhjetëra, mijëra njerëz anembanë Shqipërisë të dilnin në një ditë pushimi, tepër, tepër të nxehtë në shumë nga qytetet e vendit, dhe të punonin me orë të stërgjata për të bërë të mundur që çdo gjë të shkonte si duhet.

Nga ajo që pashë personalisht, nga një numër komisionesh në qendrat e votimit, këto zgjedhje ishin impresionuese. Disa nga anëtarët e ekipit tonë nxorën në pah shkelje të caktuara, parregullsi të caktuara dhe ne e vumë re këtë edhe nga komentet e disa misioneve të tjera. Por, ashtu siç e nënvizoi edhe deklarata jonë, në fund të zgjedhjeve, këto nuk ndikuan në rezultatin final të zgjedhjeve dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Duke marrë për bazë standardet këtu në Shqipëri, këto zgjedhje ishin shumë të mira. Ne mezi po presim të punojmë me qeverinë e re mbi prioritetet e rëndësishme si zbatimin e reformës në drejtësi, për shembull edhe objektivave të tjera që ne ndajmë.

Meqenëse po flasim për ekonominë, a shikoni shumë investime amerikane në Shqipëri?
Nuk shikojmë aq shumë investime sa do të donim. Ne duam të shohim më tepër investime dhe do të donim ta shikonim marrëdhënien ekonomike si vitale, sepse është një shenjë e mirë për të dyja vendet, kur ne ndajmë një marrëdhënie të fortë ekonomike. Ekzistojnë disa sfida për investitorët amerikanë në Shqipëri…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2017/07/20/zvambasadori-i-shba-korrupsioni-i-perhapur-duket-sikur-sdoni-biznesin-2/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: