Ministria e Jashtme ruse ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me bashkimin kombëtar në rast se venitet procesi i integrimi europian.

Sipas Moskës nën maskën e bisedimeve hipokrite për nevojën për të stabilizuar rajonin nën ombrellën e NATO-s, themelet e stabilitetit po tronditen.

“Një kurs i ri politik është miratuar për të ri-kufizuar kufijtë në Ballkan, e cila në mënyrë të pashmangshme do të rrisë potencialin e konfliktit. I tillë është konteksti i deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe “kreut” të vetë-shpallur të pavarur të Kosovës, Hashim Thaçi, për gatishmërinë e tyre për bashkimin e forcave në një shtet të vetëm, Shqipërinë e Madhe. Këtyre deklaratave u bëri jehonë Jonuz Musliu, kreut i komunës jugore të Luginës së Preshevës, kryesisht të populluar nga shqiptarët, të cilët njoftuan vullnetin e rajonit për t’u bërë pjesë e shtetit të zgjeruar. Një pjesë e të njëjtit kontekst është edhe Platforma e njohur e Tiranës e miratuar nga partitë etnike shqiptare në Maqedoni dhe duke rrezikuar këtë shtet. Padronët kryesorë të Tiranës dhe Prishtinës – Shtetet e Bashkuara dhe BE – ose mbeten të heshtur ose lëshojnë shprehje të zakonshme të pakuptimta”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse.

Kjo deklaratë tregon se MPJ ruse bie dakord me vlerësimet e kryeministrit serb, Presidentit të zgjedhur Aleksandar Vuçiç, dhe ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç, të cilët me vendosmëri dënuan retorikën e politikanëve shqiptarë dhe kërkuan një përgjigje adekuate nga Brukseli për atë që po ndodh aktualisht.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: