Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme. E pyetur nga “Blic” për deklaratën se “është i mundur bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës”, Koçijançiç tha se duhet të ruhen marrëdhëniet e mira me fqinjët, teksa shtoi se Ballkani ka një të ardhme të qartë evropiane

“Siç ka qenë konfirmuar se fundmi edhe nga Këshilli i Evropës, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një të ardhme të qartë evropiane. Për të arritur këtë qëllim ne bashkëpunojmë me të gjithë partnerët në rajon pa u larguar nga parimi i pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”, tha Koçijançiç.

Çdo formë e ndikimit politik, theksoi ajo, është e dëmshme për konsolidimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha dje se nëse perspektiva anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon të zbehet, nuk mund të përjashtojë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: