TIRANË- “Një tjetër notë nga SHBA për kryeministrin, zero”. Kështu thotë Petrit Vasili pas deklaratave të zëvendësambasadorit amerikan, David Muniz se korrupsioni në Shqipëri është aq i përhapur, sa duket sikur vendi nuk do të bëjë biznes.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili thotë se Muniz vë gishtin në plagë, por kryeministri Rama nuk i dëgjon kambanat dhe kjo është nota e dytë zero pas Triestes.

“Intervista e zëvendës ambasadorit të SHBA-së vë gishtin në plagë.
Kryeministri i shurdhuar nuk i dëgjon kambanat e SHBA-së, që foli qartë për korrupsionin e qeverisë, që largon bizneset e investimet e huaja dhe që asfikson e mbyt ekonominë.
Meqenëse ka merak notat, ja pra ku e ka kryeministri edhe një notë tjetër nga SHBA: Zero!
Zeroja e dytë, pas zeros që mori në Trieste, nga ku erdhi pa fituar asnjë projekt për Shqipërinë”, shkruan Vasili.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: