Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Delegacioni i Senatit të SHBA në Tiranë për të mbledhur fakte, takim me Presidentin Meta

delegacioni i senatit SHBA-Meta (2)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti dhe bashkëbisedoi me një delegacion të Senatit të SHBA-së, të kryesuar nga Senatori Roy Blunt, të cilët po zhvillojnë një vizitë pune faktembledhëse në disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i Shtetit shqiptar dhe senatorët amerikanë vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, kontributin e Shqipërisë në NATO dhe rolin e saj stabilizues në rajon.

delegacioni i senatit SHBA-Meta (1)

Bashkëbiseduesit vlerësuan vizitën në Malin e Zi të Zëvendëspresidentit të SHBA-së Mike Pence dhe mesazhet e tij të qarta mbi çështje të sigurisë rajonale, ato të koordinimit të veprimeve në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Presidenti Meta nënvizoi se siguria është baza e prosperitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë, ndaj bashkëpunimi kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar me SHBA-në dhe NATO-n është vendimtar për të ardhmen e sigurt të vendeve tona dhe qytetarëve tanë.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 2 )

  • Atij nuk i duhet te dhene dora fare. Nuk eshte presidenti i popullit tim; por i nje grushti banditesh ne te ashtuquajturin parlament qe perfaqesojne “vullnetin e popullit”.
    Une mendoj qe ate palo president ta shpallin hero kombetar dhe te vendoset monumenti I tij ne vend te skenderbeut !

  • Americani I mban duart ne xhepa dhe Presidenti Shqiptar e takon me te dy duart?????

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.