Zëvendëskryeministri i Këshillit të Shtetit të Kinës është duke zhvilluar një vizitë në Tiranë. Delegacioni i kryesuar nga Z.Zhang Gaoli është niveli më i lartë i përfaqësimit të qeverisë kineze që ka vizituar Shqipërinë në 51 vitet e fundit. Vizita ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve sidomos bazuar në iniciativën e qeverisë së Kinës “Një rrip, një rrugë”, përmes të cilës vendi aziatik po investon në mënyrë agresive në vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Bankers Petroleum është investimi më i rëndësishëm kinez në Shqipëri. Kompania kineze Geo-Jade bleu përmes filialeve të saj 100% të aksioneve vitin e kaluar duke fituar të drejtën për të shfrytëzuar fushën naftëmbajtëse më të madhe në Evropë, Patos-Marinzën.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, kompania ish-kanadeze, ka arritur të jetë investitori më i madh i huaj direkt dhe taksapaguesi më i madh. Bankers ka investuar mbi $ 1.7 miliardë në Shqipëri, më shumë se dyfishuar rezervat e naftës dhe ka rritur prodhimin në mbi 20.000 fuçi/ditë. Kompania përfaqëson më shumë se 5% të PBB-së së përgjithshme të Shqipërisë, është eksportuesi më i madh dhe një nga punëdhësit më të rëndësishëm në vend. Prodhimi i naftës realizuar nga Bankers në Patos-Marinzë është ai më i larti në historinë 86-vjeçare të kësaj fushe.

Pronarët e rinj kanë një plan ambicioz për kompaninë dhe investimet në sektorin e naftës. Drejtuar nga një ekipi i talentuar dhe profesionistë nga Kina, Kanadaja, Shqipëria, Britania e Madhe etj, Bankers planifikon të rrisë investimet, të aplikojë teknologji moderne dhe të zhvillojë më tej një nga asetet më të mëdha të vendit, Patos-Marinzë fushë nafte.

Qeveria kineze po mbështet plotësisht këtë blerje dhe investim. Bankers është një shembull i suksesshëm i blerjes jashtë shtetit të bërë nga investitorët kinezë nën iniciativën e Kinës “Një rrip, një rrugë” (OBOR), një nga nismat më ambicioze të Pekinit të zhvillimit të ekonomisë së jashtme. Lancuar në shkurt të vitit 2014 me një paketë prej 40 miliardë dollarë. OBOR synon të depërtojë në tregun e ashpër por të rëndësishëm evropian, partneri më i madh tregtar i Kinës. Vendi aziatik po financon modernizimin e portit grek të Pireut dhe po financon 3 miliardë dollarë për një linjë hekurudhore nga Beogradi në Budapest.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb