Negociatat mes Barcelonës dhe Borussia Dortmund-it për Ousmane Dembelen janë në fazë të avancuar dhe marrëveshja mund të arrihet shpejt. Sipas burimeve të gazetës katalanase SPORT,  Dortmund e ka pranuar ofertën prej 100 milionë euro nga Barça.

Barça dhe Dortmund momentalisht janë duke biseduar për bonuset. Dortmund kërkon 30 milionë euro bonus për lojtarin në bazë të përformancës dhe suksesit duke përfshirë golat, paraqitjet dhe trofetë. Barça mendon që bonuset janë të larta dhe po mundohet ta ulë këtë shifër.

Dembele dhe Barcelona janë më afër se kurrë. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb