Demi Lovato ishte vetëm shtatë vjeçar kur filloi karrierën e saj si aktore në “Barney and Friends” e më pas ajo u rikthyer në “Camp Rock” në kanalin e Disney.

Por duket se ajo nuk do të donte të ndodhte kështu.

“Nuk do të filloja karrierën time kaq e re, nëse do të kthehesha në kohë. Nuk jam bërë pishman, por ishte një transforim i vështirë transformimi nga aktore fëmijë në aktore e rritur. Është diçka shumë sfiduese”, ka thënë ajo.

“Duhet ta gjesh identitetin tënd, nga tip resin që të paraqitesh para publikut diçka më ndryshe. Ishte vështirë por është një mësim i madh për mua, unë akoma jam në kërkim të më të mirës prej vetes çdo ditë”, ka vazhduar tutje ajo.

Lovato aktualisht është duke punuar me dokumentarin mbi jetën e saj “Demi Lovato: Simply Complicated” që do të lançohet vitin tjetër.

“Ndjehem sikur kam jetuar më shumë sesa në të vërtetë kam jetuar”, ka thënë aktorja dhe këngatarja që ka lejuar kamerat ta përcjellin atë në çdo hap të jetës, për shkak të këtij dokumentari.

Ajo ka thënë gjithashtu se nuk e di se çfarë do të bëjë në të ardhmen.

“E dua muzikën, dua të kem turne, por mendoj se do t’i rikthehem edhe aktrimit ndonjë ditë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: