Burim Kukelit do t’i duhet të qëndrojë për disa javë jashtë fushe. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi i Zyrihut me të cilin Kukeli aktivizohet në Super League të Zvicrës.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit, që luajti për 90 minuta në fitoren 2-1 ndaj Armenisë në “Elbasan Arena” pak ditë më parë është dëmtuar në takimin e kësaj fundjave në Zvicër, ku skuadra e tij Zyrih përballej me FC Lucern, skuadër ku luan edhe futbollisti tjetër shqiptar, Jahmir Hyka.

Kukeli u detyra ta lërë fushën në ndeshjen me Luzernën në minutën e 63-të.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: