RUSI- Është dënuar me tre vjet burg, pas pranimit të fajësisë, krijuesi i lojës së frikshme që qarkulloi në rrjetet sociale “Balena Blu”, shkruan DailyMail. Philipp Budeikin, 22-vjeçar i njohur me nofkën “Philipp Lis (dhelpra), ishte arrestuar gjatë vitit të kaluar, kurse gjykata e akuzonte se ishte administratori kryesor i lojës morbide, që nxiste të rinjtë të kryejnë misione të rrezikshme që në fund rezultonin me vetëvrasje.

Loja e rrezikshme “Balena Blu” nxiste të rinjtë të kryejnë misione të rrezikshme që në fund rezultonin me vetëvrasje. Budeikin dyshohej se kishte lidhje me vdekjen misterioze të 16 adoleshentëve në vende të ndryshme të Rusisë, dhe cilësohej si truri i lojës që u shpërnda në masë të gjerë dhe pati të prekur edhe në Shqipëri. 22-vjeçari ka pranuar se kishte nxitur edhe 17 vdekje tjera, por ato janë hedhur poshtë pas ankesës së dërguar në gjykatë nga pala mbrojtëse. Ai i ka quajtur viktimat e lojës si mbeturina biologjike dhe që ishin të kënaqur se po vdisni dhe se loja ishte shoqëri spastrimit.
3.
1-391-780x439
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb