TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim, ndërsa akuzoi Bashkinë e Rroskovecit se po përdor gjimnazistët për fushata elektorale. Berisha ka publikuar një mesazh që ka marrë nga qytetari dixhital, që në këtë rast është një nxënës.

MESAZHI I BERISHËS
Banditistan: Bashkiaket e Roskovecit piknik elektoral me gjimnaziste!
Gjimnazisti dixhital denoncon:
– Ndrikullen e bashkise se Roskovecit dhe
-Dy ndrikullat drejtoresha te dy gjimnazeve qe
– Organizojne piknike elektorale dhe premtojne se
– po votuan per PS, do kalojne pa problem provimet e matures, sikunder duke mashtruar
– me lek per te blere voten.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon qe ka derguar gjimnazisti dixhital. sb
“Para 2 oresh tek liqeni i kurjanit te gjith ne qe jemi ketu jemi maturant ne gjimenazin adem vrapi rroskovec dhe didin bishani kurjan . Sot esht nje dite pushimi dhe e nderuara zonja majlinda bufi . Me ne krye dy drejtoreshat e ketyre dy gjimenazeve na premtuan qe nese i japim voten partis socialiste ne do te kalojm pa problem provimet e matures .
Dhe disave prej nesh duke i mashtruar me lek dhe duke i bler voten”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: