TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon të tjerë zyrtarë të administratës për pjesëmarrje në fushatë.

Këtë herë, Berisha denoncon drejtuesit e administratës në Librazhd, duke nisur nga prefekti, tek drejtori i spitalit Librazhd etj. Duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, ish-kryeministri thotë se zyrtarët kanë shkelur ligjin elektoral.

STATUSI I BERISHËS

Qytetari dixhital denoncon:
Shkeljen e rende te ligjit elektoral nga:
– prefekti i Librazhdit
– drejtori i spitalit te Librazhdit
– drejtoi i pyjeve te Qarkut te Elbasanit. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e tij. sb

“Denoncim për drejtuesit kryesorë të administratës shtetërore Librazhd që kanë shkelur udhëzimin e kryeministrit ku brenda orarit zyrtar kanë shoqëruar kandidatin për deputet Enver Shkurti në takime elektorale.

Emrat
Prefekti Librazhd Enver Koçi
Drejtori i Spitalit Librazhd Bledi Hima
dhe drejtori i Pyjeve qarkut Elbasan Fatmir Brazhda”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: