TIRANE– Kur na ndajnë vetëm pak orë nga zgjedhjet parlamentare, forcat politike kanë denoncuar tentativat për blerje votash, ku të përfshirë sipas tyre janë eksponentë politikë, ndonëse sot është heshtje zgjedhore. Rasti i fundit ishte denoncimi i LSI-së në Ksamil, ku u kap një mjet që thuhet se shpërndante lekë në këmbim të votës.

‘BalkanWeb’ ka zbuluar mesazhin që kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së u ka dërguar një mesazh deputetëve të tij, ku ironizon këtë rast, ndërsa thekson se ajo makinë ishte e LSI-së. Mes të tjerash kreu i qeverisë, u shkruan ligjvënësve të tij se ‘kësaj i thonë bërtet hajduti kapeni hajdutin’.

MESAZHI I RAMËS DREJTUAR DEPUTETËVE
Sapo LSI ka denoncuar tentative per blerje votash ne Ksamil, me makinen qe rezulton te jete e nenprefektit, anetar i LSI? Dmth kesaj i thone bertet hajduti kapeni hajdutin? E ndjejne qe loja me i treti i verteti mbaroi dhe njerezit nuk hane bar? Ju lutem vigjilence maksimale per te bllokuar cdo hiene qe synon te bleje vota?Per te garantuar procesin dhe mosdeformimin e votes se shqiptareve?Forca dhe beteje dere me dere per te ngulitur tek cdokush mendimin se kush mungon gabon! Perqafime✌??

DENONCIMI
Lëvizja Socialiste për Integrim Dega Sarandë akuzoi publikisht sot se po shpërndaheshin para në këmbim të votave nëpërmjet që makine me targa “AA 602 MI”, e tipit Lanca. Por zyra e shtypit e PS në Sarandë pretendon se “pas verifikimit në sistemin e regjistrimit të automjeteve del se makina në fjalë është e një zyrtari të LSI”. Sipas zyrës së shtypit të PS në Sarandë “makina rezulton të jetë në emër të Ilir Hysit nga radhët e LSI-së në zonën e Sarandës”. Hysi ka mbajtur detyrat e nënprefektit të Vlorës për Sarandën si dhe atë të Drejtorit të Institutit lokal të Sigurimeve Shoqërore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: