MALIQ- Sekretari i Qendrës së Votimit Kolanec, në Maliq, ka denoncuar në polici një rast dhunë ndaj tij. Ai thotë se është kërcënuar verbalisht nëpërmjet telefonit nga ish-zëvendës kryeministri Niko Peleshi.

Meti Koçiu, mbështetës i Partisë Demokratike thotë se mbrëmjen e djeshme e ka telefonuar Niko Peleshi dhe e ka kërcënuar atë dhe familjen e tij.

“Me tha: do ta shikosh çfarë do të heqësh ti dhe familja jote”, thotë denoncuesi Koçiu.

Denoncuesi fillimisht ka debatuar me disa militantë socialistë për çështjen e blerjes së votave në zonën e Maliqit, dhe pas kësaj ka marrë telefonatën e ish-zëvendës kryeministrit Niko Peleshi.

I kontaktuar nga “News 24”, Niko Peleshi nuk ka pranuar të reagojë në lidhje me video denoncimin e sekretarit të QV Kolanec Meti Koçiu, i cili pretendon se është kërcënuar nga ish-zv.kryeministri.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb