Qeveria siriane është akuzuar se ka kryer vrasje masive të mijëra të burgosurve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë zbuluar disa foto satelitore për të denoncuar rastin.

Administrata e Trump i vijoi më tej akuzat se Bashar Al Assad përveç se i ka vrarë, i ka djegur trupat e tyre në një krematorium në kryeqytetin e Sirisë, Damask.

405B5D9100000578-4507928-image-a-3_1494870509100
Akuzat e Shteteve të Bashkuara përkojnë me një raport të “Amnesty International” të publikuar në muajin shkurt, ku thuhej se rreth 13 mijë civilë ishin varur në fshehtësi në burgun në fjalë.

Departamenti i Shtetit thotë se rreth 50 të burgosur në ditë varen në burgun ushtarak, që ndodhet 45 minuta larg Damaskut. Thuhet se krematoriumi përdoret për të fshirë provat. Një imazh satelitor i siguruar nga Departameti Amerikan i Shtetit tregon ndërtesën e burgut në Siri.(e.f/BalkanWeb)

405B80FD00000578-4507928-image-a-63_1494872093415

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: