TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha duke iu referuar denoncimit të një qytetari publikon në profilin e tij në Facebook, një foto, ku sipas tij, shfaqet një ish-doganier i arrestuar për drogë. Jo vetëm kaq, por në foto ish-doganieri është me kryeministrin e vendit, Edi Rama.
20799112_851726164988292_4394471735380533133_n
Sipas qytetarit dixhital, bëhet fjalë për Ylli Rustemin, ish-doganier në Kakavijë i arrestuar në muajin shkurt për lejimin e kalimit të 1,2 ton kanabis, i cili është liruar sot nga Gjykata e Gjirokastrës.

Ky i fundit ka qënë edhe kryetar i PS në Lunxheri.

Ndërsa ish-kryeministri foton e dërguar nga qytetari e komenton me fjalinë: “Noriega me doganierin e tij trafikant”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb