SHKODER- Thirrjes së kryeministrit Edi Rama drejtuar policisë që pasi të lënë punën të bëjnë fushatë për Partinë Socialiste, mesa duket po i përgjigjen pozitivisht disa prej efektivëve.

Edhe pse vetë kryeministri kërkoi falje për këtë thirrje, duke theksuar se e kishte në një tjetër kuptim, janë qytetarët ata që denoncojnë pjesëmarrjen e efektivëve të policisë në fushatë elektorale.

Të paktën kështu dëshmon ish-kryeministri Sali Berisha duke iu referuar denoncimit të një qytetari dixhital që ka fotografuar një polic të Shkodrës duke bërë fushatë.

“Ne zbatim te urdherit te Norieges, Policia ne fushate! sb”,- shkruan ish-kryeministri në profilin e tij në Facebook.
19429723_810344102459832_4507975473247613748_n (1)
Ndërsa na ndajnë edhe një ditë nga zgjedhjet kujtojmë që ministri i Brendshëm ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e tre shefave të komisariateve ku ka pasur dhunë elektorale ndaj LSI, por policia e shtetit nuk e ka zbatuar urdhrin e tij me shkrim.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: