TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një statusi në Facebook, duke iu referuar denoncimit të një qytetari dixhital thotë se në ALUIZNI-n e Durrësit ka ndodhur një sulm me gaz lotsjellës, dhe akuzon ish-drejtorin bashkë me të birin që kanë hyrë aty e po grisin dosje.

STATUSI I PLOTE
Qytetari dixhital denoncon:
Sulm kriminal mafioz me gaz lotjselles ne Aluiznin e Durresit. Lexoni me poshte mesazhin e sapo mberritur. sb
22/05/2017, 15:40:33: ‪Pershendetje Doktor. Sapo po ndodh tani me Durres ne zyrat e Aluizmit esht hedhur gaz lotsjelles. Ambulancat ikin e vijn duke cuar personelin ne spital. Dua te theksoj qe ish drejtori i aluizmit sot ka dhen dorehqen por gjith diten me grupin e tij te LSI dhe bashke me te birin e Lefter Kokes po grisin dosje pa fund. Deri sa ndodhi kjo e fundit tani. Duhet urgjent te nderhyje prokuroriA. Perqafime
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: