TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se ka vjedhur të dhënat e regjistrit elektronik të votuesve nga ministria dhe se i ka transferuar në zyrat e PS-së.

Duke iu referuar mesazhit të një oficeri dixhital, Berisha thotë se këto të dhëna po i përdor drejtori i IT të Policisë dhe i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimet.

STATUSI I BERISHËS
Saje qorri vjedh të gjitha të dhënat e regjistrit elektronik të votuesve nga Ministria e Brendshme dhe ato po i përdor drejtori i IT të Policisë, Ernest Dimashi, një militant fanatik i PS.

Lexoni mesazhin e sapo ardhur të oficerit dixhital.

I bëj thirrje prokurorisë të nisë me urgjencë hetimin ndaj këtij akti që shkatërron procesin zgjedhor! sb

“16/06/2017, 18:15:37: Sajmir Tahiri ka transferuar në zyrat e PS të gjithë të dhënat e regjistrit elektronik të votuesve që ka MB dhe po i përdor drejtori i IT të policisë Ernest Dimashi një militant i PS dhe mik i Sajmirit.”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: