TIRANE– Deputeti i LSI, Ylli Shehu ka martuar vëllain e tij duke ndërthurur traditën me luksin.

Familja Shehu është me origjinë nga fshati Buzëmadhe i Kukësit, ndërsa kanë marrë nusen me helikopter. Pasi ka mbërritur në derën e shtëpisë nusen e kanë pritur lodrat dhe curlet.

Një tjetër detaj i traditës i vënë re në këtë dasmë është se babi i dhëndrit, Vesel Shehu si dhe i biri deputet kanë gjuajtur me armë zjarri në ajër, mënyrë kjo për të shprehur gëzimin familjar, edhe pse në jo pak raste ka qenë i kritikuar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: