Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, përgëzoi LRI-në, për organizimin e kampingut në Jalë, aktivitet i cili pret socialistë nga 44 vende të globit.

Më herët LRI dhe FRESSH u përfshinë në një debat se kush ishte organizatorja dhe mbështetësja e këtij eventi, e cila mori më pas përgjigjen e të rinjve të Internacionales Socialiste.

“Krenar për organzimin e përkryer të Lëvizjes Rinore për Integrim për të mirëpritur të rinjtë socialistë nga 44 vende të globit, në eventin e rëndësishëm të kampingut në Jalë. Ky aktivitet është një mundësi shumë e madhe për të zhvilluar edhe më tej marrëdhëniet me forumet socialiste rinore botërore, si dhe për të promovuar potencialin fantastik të turizmit në Shqipëri,” shkruan Braimllari.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb