TIRANË- Deputeti i sapozgjedhur i PD-së, ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu ka reaguar pas disa deklaratave të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për një ndërmjetësim të tij për takim tresh Itali-Serbi-Shqipëri.

Shehu thotë se kjo ndodh kur nga Tirana zyrtare dërgohen sinjale të gabuara dhe se e gjithë kjo është non sens pasi Vuçiç nuk mund të bisedojë me Ramën, sepse është President.

Sipas Shehut Shqipëria nuk ka nevojë për ndërhyrjen e Serbisë për takime me Italinë, që është partner strategjik për vendin tonë dhe se kushtëzimi i marrëdhënieve do ishte tragjik.

STATUSI I TRITAN SHEHUT
Kjo ndodh kur nga “Tirana” dërgohen sinjale të gabuara për marrëdhëniet tona ndërkombëtare e rajonale!
Lexoj se Presidenti Vucic mbas vizitës në Rome deklaron se, “do të bisedojë me Ramën për një takim tresh Itali-Serbi-Shqipëri”?!

E gjithë kjo ka një non sens të madh: Vucic është President i Serbisë, dhe jo Kryeministër.
– President i Shqipërisë është Z.Meta, që me shumë të drejte ka planifikuar vizitën zyrtare në Itali më 11 shtator, në krye të aktiviteteve të tij.

Së dyti, Shqipëria nuk ka nevojë për “ndërhyrjen” e Serbisë për takime me Italinë, që është partneri i ynë strategjik, porta jonë e integrimit.

E njëjta gjë qëndron edhe për marrëdhëniet e Italisë ndaj Shqipërisë, qoftë edhe në kontekstin e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria nuk ka pse të kondicionojë programet e marrëdhëniet tona të shkëlqyera me Italinë, me Serbinë; kjo do të ishte tragjike.

Prej kohësh kam kritikuar dukuri në politikën tonë të Jashtme e Rajonale, disa tendenca të gabuara në lidhjet e saj preferenciale e personale, ne mbi vlerësimin e disa faktorëve, largimin nga të tjerë strategjikë etj, me pasoja këto edhe në zhvendosjen e boshteve tona jetësore, për diku larg interesave tona, drejt Lindjes.

Se paku këto krijojnë vetëm pështjellim, që stimulon edhe të tilla deklarata, si kjo e Vucic.
Politika e jone e jashtme nuk bëhet me amatorizëm dhe as mbi idenë se fillon sot, ajo për ne zhvillohet mbi një platforme 25-vjeçare, ndryshe nesër do të ndodhemi para situatave dëshpëruese.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb