Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Deputeti i PDIU aksidenton 54-vjeçarin, policia sqaron ngjarjen: Çfarë tregoi testi i alkoolit

makina-e-aqifit-1-m

TIRANE- Policia e Shtetit jep të tjera detaje lidhur me hetimin që po bëhet pas aksidentit me pasojë vdekjen e një 54-vjeçari, pasi e përplasi me makinë deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi.

Përmes një deklarate për mediat, pas akuzave të forta të PD-se se po fshihet ngjarja dhe po manipulohen provat, policia sqaron sapo mori njoftimin për aksidentin, u sigurua vendi i ngjarjes dhe nisën veprimet proceduariale së bashku me deputetin e PDIU që drejtonte makinën e përfshirë në aksident.

Sqarim në lidhje me aksidentin e ndodhur me përfshirjen e deputetit A.R.:

“Menjëherë me marrjen e njoftimit, janë marrë masa për sigurimin e vendit të ngjarjes, dhe kryerjen e veprimeve proCeduriale me drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident.

Pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike, testi i alkoolit (i cili rezultoi 0) dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes.

Automjeti i perfshirë në ngjarje, ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Çdo veprim është kryer me korrektësi të plotë nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Policia e Shtetit thekson edhe njëherë, se është, e do vazhdojë të jetë garante e zbatimit të ligjit pavarësisht nga statuset apo përfaqësimet e subjekteve”.

(BalkanWeb)


Komente ( 10 )

  • Jon

    Po mos ta kishin udhezuar qe te dorzohej as qe do kishte vajtur fare ne komisariat. Por e kan sinjalizuar qe makina eshte identifikuar nga kamerat e zones dhe dihet po u gjet makina gjejet dhe pronari nuk eshte problem. Kto veprime jan per te hedhur hi syve njerzve. Ne fakt veprimi kafsheror ai i largimit nga vendi i ngjarjes tregon per personalitetin e shoferit qe pa ju dridhur kemba vazhdonte rrugen me shpejtesi pa e vrar mendjen dhe me shpresen se do ja hidhte pa u lagur.

  • Kembesori i dehur me shpejtesi te madhe perplas makinen qe po ecte ngadale dhe qe ishte esell.
    Pavaresisht qe kembesori vdiq duhet te paguaje demshperblimin e makines.

  • Morracaket shqiptar 80 % flasin me politike ne goje siç e kane zakon ta mbajne. O kafshe ai nese ka ikur mban pergjegjesi per veprimin e tije, por nuk akuzohet per vrasje sepse i ndjeri ishte ne faj. Por kafshet nuk duan ta mesojne kurr te verteten.

  • Policise siguroi vendin e ngjarjes sapo mori njoftimin? Po keta kane qene tu flet gjume, ka shku ky xhaxhi dhe i ka thene “shtypa pa dashje nje njeri se me preu rrugen”…. . Shikoni makinen si eshte bere. Ky ka qene pike plumbi sa ju ka thy dhe xhami. Dhe pike plumbi ecen per dy arsye, ose ke hall te madh ose je dru.

  • Ku eshte burgu ketu, ah harrova eshte deputet nuk jemi te gjith njesoj para ligjit.
    Place mbremda maskarain, n’a ika edhe nga vendi i ngjarjes

  • 0 testi … ca shteti kemi mor amannnnnn

  • Sipas fotos se makines shpejtesia ka qene e madhe

  • Po te ishte njeri ky deputeti si thu ti sdo ishte largu si spurdhjak nga vendi ngjarjes Pse u largu nga vendi ngjarjes hengri burg ai cuni qe shtypi ate gruan ne Tiran. As me shpejtesi nuk ishte as alkol skishte konsumu, biles ishte dhe me semafor jeshil dhe i dolen para makines ajo dhe femija. U denu vetem se iku nga vendi ngjarjes. Po ai nuk ishte njeri? Pastaj si u beka testi alkolit mbas 5 oresh. Testi alkolit behet ne moment ne vendin e ngjarjes.

  • Ky esht deputed qe rri 24 droguar njeri pa karakter e moral me 8 clas shkoll pall ska len gje pa ber e sot na del deputed nje cop mbeturine esht turp per shtetin qe kemi,ngushellime familjes viktimes,,,burg per ket mberurinen

  • Aksidente ndodhin cdo dite.kjo ngjarje nuk duhet politizuar. Dhe deputeti njeri esht dhe sidomos ky deputet esht me zemer te madhe.fatkeqesia esht e dy paleve.askush nuk don qe te bej aksident.ngushellime familjes se viktimes

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.