TIRANE- Policia e Shtetit jep të tjera detaje lidhur me hetimin që po bëhet pas aksidentit me pasojë vdekjen e një 54-vjeçari, pasi e përplasi me makinë deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi.

Përmes një deklarate për mediat, pas akuzave të forta të PD-se se po fshihet ngjarja dhe po manipulohen provat, policia sqaron sapo mori njoftimin për aksidentin, u sigurua vendi i ngjarjes dhe nisën veprimet proceduariale së bashku me deputetin e PDIU që drejtonte makinën e përfshirë në aksident.

Sqarim në lidhje me aksidentin e ndodhur me përfshirjen e deputetit A.R.:

“Menjëherë me marrjen e njoftimit, janë marrë masa për sigurimin e vendit të ngjarjes, dhe kryerjen e veprimeve proCeduriale me drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident.

Pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike, testi i alkoolit (i cili rezultoi 0) dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes.

Automjeti i perfshirë në ngjarje, ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Çdo veprim është kryer me korrektësi të plotë nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Policia e Shtetit thekson edhe njëherë, se është, e do vazhdojë të jetë garante e zbatimit të ligjit pavarësisht nga statuset apo përfaqësimet e subjekteve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: