Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), anëtar i kryesisë së kësaj partie, Xhavit Haliti, beson se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka votat e mjaftueshme për ta konstituuar kuvendin dhe për ta formuar qeverinë e re.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se votat për këtë koalicion do të jenë më shumë sesa mendohet.

Ai ka bërë me dije se çdo qeveri e cila merr votat e nevojshme në Kuvend mund të funksionojë pa problem deri në fund të mandatit. Haliti në këtë intervistë ka mohuar lajmin se do të jetë kandidat i PDK-së për kryekuvendar, duke e konsideruar këtë spekulim mediatik.

“Kandidati ynë për kryekuvendar është Kadri Veseli, i cili ka mbështetjen e plotë të partisë”, është shprehur Haliti.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb