Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe ka reaguar ashpër sot në mbrëmje ndaj protestës të Partisë Demokratike me bllokimin e 5 akseve rrugore kombëtare në të gjithë vendin. Sipas Braçes nuk mund të cilësohet paqësore një bllokim i rrugëve kombëtare, çka sipas tij nuk mund të cilësohet vetëm se dhunë. Deputeti i PS-së shkon edhe më larg me akuzat e tij duke deklaruar se kreu demokrat, Lulzim Basha pasi e vodhi dhe e vrau popullin ia ka atij gjithë jetën borxh.

Statusi i Erion Braçes
SI MUND TE JETE “PAQESORE” CENIMI I LIRISE PER CILINDO QYTETAR, OOOO POET?!
ESHTE DHUNE E LULZIM BASHES DHE HAJDUTEVE TE TIJ DHE POPULLI SI KA ASNJE BORXH!
“Ishte paqesore, ishte paqesore”- po mburr “protesten” poeti!!
Kulmi!
Idiotet i mirekuptoj, por poetet kurre,
posacerisht ne rastin kur cenohet liria.
Te bllokosh rrugen e tjetrit, rrugen e madhe-te kujtdo,
ti cenosh lirine e levizjes cdo qytetari,
eshte PAQESORE?!
Je i marre apo cfare?
Si mund te jete “paqesore” cenimi i lirise?
Eshte dhune dhe pike!
Dhune e nje grushti njerezish kunder popullit.
Sic e dija, sic e thashe,
u provua qe Lulzim Basha sot i protestoi popullit.
Popullit qe se do, popullit qe se perkrah, popullit qe se mbeshtet, popullit qe e vodhi, popullit qe e vrau!
Kerkujt tjeter!
Sic e dija, sic e thashe,
u provua qe perballe nuk kishte as policine, as ushtrine, as kundershtaret politike, as qeverine e as Edi Ramen.
Ja solli ne maje te hundes per rreth nje ore popullit!
Nuk ja kishin borxh, perkundrazi, ai, Lulzim Basha dhe grushti i ministrave hajdute qe zune rruget e popullit,
i ka borxh gjithe jeten popullit- i ka marre gjithcka, deri shpirtin me padrejtesine qe perfaqesojne e mbrojne ne kete vend.
Ndaj nga neser duhet te kete Drejtesi, per te sotmen natyrisht.
Nje me nje, deri tek i fundit hajdut qe dhunoi sot popullin!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb